DURRËS– Gjykata e Durrësit ditën e sotme ka vendosur lirimin nga qelia të ish-drejtorit të IEVP-së, Indrit Cerloj, i cili dyshohet për shpërdorim detyre lidhur me arratisjen e Altin Ndocit.
Gjyqtari Xhevdet Lika pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke zëvendësuar qëndrimin në burg me atë të “arrestit në shtëpi”.
Mësohet se ky vendim vjen pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes./Radar.al

