Një ditë pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, është arrestuar nga autoritetet. Masa e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur ndaj tij me urdhër të Prokurorisë, në kuadër të hetimeve për arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Altin Ndoci.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që çuan në arratisjen e të paraburgosurit.
Në lidhje me të njëjtën çështje, në pranga është vënë edhe mjekja e burgut të Durrësit, Ylfete Sema, e cila dyshohet për shkelje të procedurave ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohen masa të tjera ndaj personave të përfshirë.

