KOSOVË- Marko Roshiç është arratisur nga burgu, kanë raportuar mediat kosovare, ndërsa kujtojmë se Roshiç u dënua si një prej 3 autorëve të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, të premten nga Gjykata Themelore.
“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë (ditën kur është marrë vendimi nga gjykata), ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë.”- ka deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.