Informohu siç duhet

“Arlis Ndërtim” reagon pas djegies së pallatit në Tiranë: Do të rindërtojmë plotësisht apartamentet e dëmtuara

TIRANË– Kompania e ndërtimit “Arlis” ditën e sotme ka reaguar përmes një deklarate për shtyp pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë.

 Në reagim kompania ka shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe duke garantuar rikthimin e plotë të objektit në gjendjen fillestare.

Gjatë deklaratës kompania thekson se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, pa asnjë shtesë të paautorizuar, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.

“Arlis Ndërtim” sqaron se për punimet e fasadës janë angazhuar kompani të specializuara dhe të regjistruara ligjërisht, të cilat kanë marrë përsipër realizimin e tyre sipas standardeve përkatëse. Megjithëse kompania deklaron se, sipas të dhënave paraprake, nuk mban përgjegjësi ligjore për ngjarjen, ajo angazhohet që në kuadër të përgjegjësisë sociale të mbulojë shpenzimet për rindërtimin e plotë të fasadës dhe rikthimin e apartamenteve të dëmtuara në gjendjen e mëparshme.

Ndërkohë bëhet me dije se për objektin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin e rregullt tek banorët./Radar.al

Exit mobile version