Site icon Informohu siç duhet

Arizaj: Blushi duhet t’ia lirojë karrigën Metës

Braimllari u shfaq i gatshëm për të punuar me PS/ Blushi thumbon: Sufllaqexhiu u vetëshpall meme

Analisti dhe gazetari Edmond Arizaj mendon se dy deputetët e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ose Erisa Xhixho duhet të dorëhiqen për t’ia liruar karrigen Ilir Metës që gjendet në burg.

Kjo, sipas Arizaj, sepse Meta ishte i vetmi në 2008 që kundërshtoi Kodin e Kryetarit.
Të njëjtin propozim gazetari e kishte dhe për demokratët. Arizaj shton se duhet t’i jepet mundësi kandidatit Alimehmeti duke qenë se ishte ndër më të votuarit.

Do të doja që deputetët e sigurt të PL-së të jepnin dorëheqjen dhe t’I jepnin mundësi Ilir Metës, do ishte e ndershme. Gjithashtu mirë do ishte që dhe nga PD, njëri prej tyre ta dorëzonte mandatin dhe t’ia jepnin një personi si Alimehmeti që siguroi mbi 16 mijë vota”, tha Arizaj.

I pyetur se pse Metës duhej t’i jepej një mundësi për në Kuvend, Arizaj thekson se: Meta ishte i vetmi që këmbënguli që të mos miratohej kodi i kryetarëve. Përgatiti Radar.al

Exit mobile version