Site icon Informohu siç duhet

Argjentinë e pandalshme edhe pa Mesin!

Argjentina

Argjentinë-Argjentina është skuadra tjetër që kualifikohet në Botërorin 2026. Kampionët e botës në fuqi mposhtën me shifrat e thella 4-1 Brazilin.

Goli i parë erdhi nga Julian Alvarez ndërsa në të 12-ën, Enzo Fernandez dyfishoi shifrat. Kunha rihapi sfidën në të 26-ën për brazilianët por MekAlister shënoi duke i dërguar shifrat në 3-1. Goli i fundit u shënua nga Xhuliano Simeone.

Dy sfida u mbyllën në barazim, Kili me Ekuadorin 0-0, ndërsa Kolumbia me Paraguain e mbyllën në 2-2. Venezuela fitoi me rezultatin 1-0 kundër Perusë./PanoramaSport

Exit mobile version