Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, nëpërmjet disa postimeve ka thumbuar haptazi ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë dhe prej kohësh kanë qenë në vëmendjen të mediave rozë për shkak të keqkuptimeve mes tyre.
Pas një periudhe të gjatë për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë, Fero bëri me dije se arriti ta fitojë atë dhe të bashkohet me të bijën.
Por, në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.
Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.
Përmes një postimi në rrjete sociale disa ditë më parë, Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.
Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.
