Informohu siç duhet

Arben Ahmetaj vizitohet nga politikani shqiptar në Zvicër, pushime së bashku. Gazetari: Bëjnë plane për…

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook një foto të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në shoqërinë e një politikani shqiptar, të dy në Zvicer ku Ahmetaj fshihet prej kohësh.

Edhe pse në kërkim nga SPAK, Ahmetaj duket se po jeton i qetë në Zvicër e madje mban kontakte me përfaqësues të opozitës.

Në foto duket Ahmetaj me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule në Mendrisio të Zvicrës.
“Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke”,- shkruan gazetari Doçi.

Exit mobile version