Arbana Osmani do të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv, siç ka konfirmuar vetë ajo në një prononcim për “RTV Dukagjini” në Kosovë gjatë hapjes së restorantit të saj të ri në Prishtinë. Ajo ka deklaruar se do të rikthehet pa dyshim në sezonin e ri televiziv, duke mos përjashtuar mundësinë që të vijë në një format Big Brother.
“Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”, ka thënë Arbana.
Në një raport të mëparshëm, Vip Magazine ka raportuar se Arbana ishte në negociata për të marrë drejtimin e Big Brother Vip Kosova në rolin e produksionit, por deri tani nuk ka informacion zyrtarizues në lidhje me këtë.
Për momentin, të gjithë treguesit sugjerojnë se Arbana do të paraqitet në shtator me një program të ri në ekranet e Kosovës, duke theksuar se ky rikthim do të përforcohet edhe më shumë pas hapjes së restorantit të saj në Prishtinë.