Site icon Informohu siç duhet

Arabia Saudite në krah të SHBA: Nuk e kundërshtojmë një sulm amerikan ndaj Iranit

Aeroplanmbajtësja amerikane Ford drejt bregdetit të Venezuelës/ Moska: Forcë e tepruar

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Iranit.

Sipas Axios, gjatë një takimi privat të zhvilluar në Uashington, ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, ka dhënë sinjale se Riadi nuk do ta kundërshtonte një ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër regjimit iranian. Media citon katër burime të pranishme në takim, sipas të cilave princi Khalid ka shprehur bindjen se, nëse SHBA nuk vepron ndaj Teheranit, regjimi iranian rrezikon të dalë edhe më i fuqishëm nga situata aktuale.

Analistët e shohin këtë qëndrim si një formë “dualizmi diplomatik”, që pasqyron frikën e vazhdueshme të Arabisë Saudite nga zgjerimi i ndikimit iranian në Lindjen e Mesme, pavarësisht sinjaleve të fundit për ulje tensionesh mes dy vendeve.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa çdo veprim i SHBA-së ndaj Republikës Islamike pritet të ketë pasoja të gjera për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për sigurinë e rajonit. Sipas burimeve amerikane, zyrtarë të lartë ushtarakë do të kishin mbështetjen e një aleati kyç në Lindjen e Mesme nëse presidenti Donald Trump autorizon një sulm ndaj Iranit.

Drop Site News raporton se sulmet mund të nisin që të dielën, nëse Uashingtoni vendos të veprojë. Përveç goditjes së objekteve bërthamore, balistike dhe ushtarake, operacioni do të synonte edhe strukturat qeveritare iraniane, veçanërisht udhëheqjen dhe kapacitetet e Gardës Revolucionare.

Exit mobile version