FIER– Një banesë në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.
Banorët e tjerë në këtë pallat të alarmuar kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë bazuar në informacionet paraprake bëhet me dije se pronarët e shtëpisë 30 minuta me pare ishin larguar nga banesa.
Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse./Radar.al
https://radar.al/pse-u-riktheve-berisha-skam-ambicie-per-karrige-para-dhe-luks/