Ditën e sotme Autoriteti i Aviacionit Civil nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet ka njoftuar se të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më 9 prill.
Anullimi në fjalë do të bëhet për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.
Për rrjedhojë Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.
“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.