Këngëtari Robert Berisha ka bërë një urim të veçantë për të dashurën e tij, Anna Skrel, e cila sot feston ditëlindjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roberti i ka uruar asaj një ditëlindje të mrekullueshme, ndërsa e ka cilësuar atë një person special.
“Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme dhe speciale siç je vet ti”, shkroi Roberti në postimin e tij duke publikuar edhe një fotografi të bukuroshes nga Ulqini.
Kujtojmë se Roberti dhe Anna Skrel kanë disa kohë që janë duke shijuar romancën e tyre.

