Një incident i ashpër ka ndodhur së fundmi në brigjet e Lesvos, në jug të zonës Agios Fokas, mes Greqisë e Turqisë, kur nga një varkë turke prej druri e cila zbarkoi 25 emigrantë në zonë u hap zjarr.
Mediat e huaja raportojnë se 3 trafikantët e emigrantëve që ndodheshin në bordin e saj, pasi vunë re patrullën e Gardës Bregdetare greke që po shkonte për t’i bllokuar, nxorën armë të rënda dhe sulmuan.
Rojet bregdetare në bordin e mjetit lundrues nuk u penguan nga të shtënat dhe vijuan në ndjekje të mjetit.
Por roja bregdetare turke ndërhyri dhe iu afrua mjetit lundrues turk, duke lundruar drejt ujërave territoriale turke.
Mediat greke shkruajnë se ky është një nga incidentet më të rënda në ujërat e tyre, i cili pasqyron rreziqet me të cilat përballen Rojet Bregdetare të vendit prej vitesh në patrullimet që kryejnë.
Sipas tyre duket se ‘skllavopronarët turq’ jo vetëm kanë armë, por nuk kufizohen vetëm në revole apo karabina, por edhe në armë më të fuqishme.
Fatmirësisht mësohet se asnjë oficer i Rojes Bregdetare në anijen greke nuk u godit dhe nuk pati të lënduar.