Detaje të reja kanë dalë në pah për anijen lundruese me mbetjet toksike në afërsi të portit të Durrësit.
Burimet bëjnë me dije se në orën 07.00 të mëngjesit, anija “Moliva” pritet që të ankorohet në portin e Durrësit.
Tashmë, pas më shumë se 10 ditësh, Prokuroria e Durrësit urdhëroi zbarkimin dhe mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, por me disa kushte:
Kërkohet që konteinerët me mbetje të mbahen larg nga zonat e banuara, të ruajtura mirë dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore.
Paralelisht do kryhen paralelisht hetime dhe analiza, kjo për të verifikuar dhe rrezikshmërinë që këto mbetje mbartin për qytetarët dhe mjedisin.
LEXO EDHE:
Dalin dokumentet/ “Kurum” më shumë se 20 vite, kontrabandonte skrap e hekur edhe në Kosovë

