Angelina Jolie mund të jetë në një lidhje dashurie me reperin dhe aktivistin politik britanik Akala.
Ata u panë bashkë duke dalë nga një hotel në Venecia të Italisë të mërkurën, ku ndodhen për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit.
Një burim ndau me “In Touch” se një komponent kryesor i tërheqjes së Jolie ndaj Akala ka qenë lidhjen e mirë që ai ka me fëmijët e saj.

Burimi shpjegoi më tej se Jolie dhe Akala janë ‘lidhur’ për interesat e tyre të përbashkëta të aktivizmit, udhëtimit dhe të mësuarit për mënyra të ndryshme të jetës.


