Site icon Informohu siç duhet

Analiza/ Rriten shpenzimet familjare: 36,400 lekë për ushqime, 10% për drita dhe ujë

Nuk hani dot nga temperaturat e larta? Ja cilat janë ushqimet më të mira për konsumim

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare kanë arritur në 91,700 lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një analize nga qendra e studimeve ALTAX.

Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve, ose 40% (rreth 36,400 lekë), shkon për ushqime dhe pije joalkoolike, duke i bërë ato një prej kategorive më të mëdha të harxhimit. Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përbëjnë 10% të buxhetit familjar, që shkon në 8,900 lekë.

Po ashtu, familjet harxhojnë mesatarisht 6,800 lekë (7% e buxhetit) për transportin publik, ndërsa shpenzimet e tjera, si arsimi, shëndetësia, argëtimi, veshmbathja dhe përkujdesja, përbëjnë 43% të shpenzimeve të përgjithshme.

Kjo ndarje e shpenzimeve tregon se familjet me të ardhura të ulëta, për shembull, ato që jetojnë me dy paga minimale ose që mbështeten në ndihma sociale, kanë vështirësi të mëdha në përballimin e shpenzimeve të jetesës. Kjo krijon një nevojë për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale dhe nxitje të mundësive për punësim.

Exit mobile version