Ksabi Alonso nuk erdhi te Reali për të ndjekur yjet, por për të ndryshuar gjithçka. Në tri ndeshje, trajneri i ka bërë të gjithë të vrapojnë, e ka bërë Ardën lojtarin kyç të ekipit për të nisur aksionet, e ka bërë Gonzalon praktikisht të padiskutueshëm dhe ka rikuperuar një sistem loje që nuk ishte parë në Madrid për 25 vjet dhe që ata thanë se ishte e pamundur të shihej përsëri në “Santiago Bernabeu”.
Nuk ishte dramë të shihje Madridin me tre qendërmbrojtës dhe dy anësorë. Përkundrazi. Të bardhët ishin më agresivë në presing, e lëviznin topin me më shumë shpejtësi dhe luftonin më pak në mbrojtje. Që nga Murinjo, secili me stilin e tij, një trajner nuk ka qenë kaq i etur për të ndryshuar gjërat në Madrid. Madridi i Ksabit duket premtues, duke bërë përparim të qëndrueshëm në Kupën e Botës për Klube. Ata janë tashmë në 1/8-at e finaleve, ku presin Juventusin dhe kundër të cilit pritet një “nënshkrim” i ri: Mbape!
GONZALO FITON NJË VEND – Ka dy gola në Kupën e Botës për Klube dhe ka luajtur 225 minuta nga 270 të mundshme. Dhe Ksabi është i qartë: nëse Rodrigo ose Vinicius duhet të nxirren jashtë loje të parët, ata do të dalin. Gonzalo, i cili mezi luajti tri ndeshje nën drejtimin e Ançelotit, është basti i madh i trajnerit të ri. Kundër Salzburgut, ai përsëri u paraqit shkëlqyer, të kulmuar me gol. Sulmuesi i ardhur nga të rinjtë, i cili dukej i destinuar të largohej nga Madridi këtë verë, ka fituar një vend në ekipin e parë. Vini dhe Mbape janë ende emra të mëdhenj, por ai mund të jetë një plotësues ideal për ta.
VINI U BË PËRSËRI VINI – Braziliani u rikthye në formën e tij më të mirë për ta vënë ekipin në rrugën e duhur për një vend në 1/8-at e finaleve. Së pari, me një gol mahnitës pas një asisti të shkëlqyer nga Bellingam, duke shfaqur edhe një herë talentet e tij të mëdha: shpejtësinë, driblimin dhe gjuajtjet e sakta. Më pas, “fabrikoi” golin e 2-0 të Valverdes. Vinicius më në fund nisi të lërë gjurmë në Kupën e Botës për Klube.
KSABI E MODRIÇ – Situata e kroatit është e paqartë. Ai donte të qëndronte në Madrid për një sezon tjetër, por kontrata e tij nuk është rinovuar dhe ende nuk është e qartë pse. Kroati është zgjedhja e parë si zëvendësue spër Alonson. Është e pakuptueshme që ai do ta përfundojë karrierën te Milani dhe jo në Madrid.
MË NË FUND, QETËSI PËR KURTUA – Alonso e kuptoi shpejt. Kundër Paçukës, Kurtuasë iu desh të bënte njëmbëdhjetë pritje. Shumë. Kjo e inkurajoi trajnerin të provonte gjëra të reja dhe të zgjidhte sistemin që përdori në Leverkusen kundër Salzburgut. Dhe, siç u pa, portieri belg ishte praktikisht spektator gjatë gjithë ndeshjes.
GYLER PO E SHIJON – Trajneri i ri e ka bërë atë lojtarin kyç të ekipit me topin, atë që është përgjegjës për të filluar lojën. Dhe Gyler e ka pranuar me kënaqësi sfidën, i lumtur që më në fund ndihet i rëndësishëm në Real Madrid. Turku po dëshmon të jetë ambicioz dhe një lider me topin në këmbë dhe një lojtar i fortë pa të. Ai ende mund të rritet fizikisht dhe taktikisht, por përkushtimi i tij në mbrojtje është i padiskutueshëm.


