Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Analistët: Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin

    November 22, 2024

    UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një “aventurë bërthamore” dhe një përshkallëzim të fortë të luftës.

    Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.

    Zoti Zelenskyy e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: “Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën“.

    Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile.

    Në fjalimin e tij, zoti Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit.

    “Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë“, tha ai.

    Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t’i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë.

    Kjo shënoi herën e parë që Rusia pranon hapur përdorimin e një rakete të tillë gjatë luftës.

    Ish-ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara Valeriy Chaly, e cilesoi sulmin si një “fazë të re” të agresionit rus. Duke folur për Zërin e Amerikës ai theksoi se sulmi nuk ishte vetëm një sfidë për Ukrainën, por edhe për aleatët e saj perëndimorë.

    “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën“, tha zoti Chaly. “Është një sfidë për sistemin evropian të sigurisë dhe për Shtetet e Bashkuara. Moska po sinjalizon gatishmërinë e saj për t’i përshkallëzuar tensionet në mënyrë dramatike për të ndikuar në Perëndim”.

    Ai tha se përgjigja ndaj sulmit “duhet të jetë e qartë, e bashkuar dhe vendimtare – çdo gjë më pak, rrezikon të inkurajojë Rusinë dhe të rrezikojë sigurinë globale”.

    Udhëheqësit perëndimorë e dënuan sulmin. Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi atë “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”, ndërsa zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e cilësoi atë si një “përshkallëzim domethënës” të taktikave të Rusisë./VOA

    Përdorimi i raketave Presidenti ukrainas Rusi Volodymyr Zelenskyy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    December 7, 2025

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    December 7, 2025

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    December 7, 2025

    Ernest Muçi në super formë, realizon dopietë dhe shkëlqen sërish me Trabzonspor

    December 7, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Parashikimi i horoskopit 7 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Çiftet e zodiakut që nuk funksionojnë kurrë, lista e astrologëve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.