Site icon Informohu siç duhet

Ambasadori i BE: Anëtarësimi në BE është objektiv kombëtar i përbashkët, Shqipëria në një moment vendimtar

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi procesin e integrimit si një moment vendimtar për vendin, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik.

Gonzato nënvizoi se për këtë rrugëtim kërkohet kontribut konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare; përmbushja e kritereve të BE, ku asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet përkohësisht; reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe parandalimin e korrupsionit, përfshirë përditësimin e procedurave të institucioneve të pavarura dhe verifikimin e deklaratave të pasurisë; ndryshime ligjore, përfshirë kriminalizimin e shpifjes dhe masa për zbulimin e drogave të reja;

Investime në institucione të forta dhe angazhimin aktiv të Kuvendit, ku të gjitha forcat politike të përfshihen në debat dhe analizë të masave për integrimin.

Ambasadori theksoi se procesi nuk duhet të shihet thjesht si negociatë mes qeverisë dhe Komisionit Evropian, por si një qasje gjithëpërfshirëse, ku roli i parlamentit dhe i qytetarëve është thelbësor.

Ai përfundoi duke nënvizuar se për të arritur objektivin për vitin 2027, Shqipëria duhet të dorëzojë rezultatet mbi piketat e përkohshme brenda këtij viti dhe të përqendrojë përpjekjet në reformat e tjera në 2026, duke siguruar rezultate konkrete për qytetarët.

Exit mobile version