Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

    August 27, 2025
    Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

    Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave serbe”.

    Në një postim në Telegram, Ambasada ruse theksoi se “vëren” se vëmendja e saj e kushtuar situatës në Serbi “kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re”, pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë.

    “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë.

    Kremlini veçse i ka dhënë mbështetje autoriteteve në Beograd, të cilat përballen me protesta antiqeveritare që po zgjasin që disa muaj, teksa demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Zyrtarët rusë përsërisin pohimet e autoriteteve serbe se protestat përbëjnë të ashtuquajturën “revolucion me ngjyra”, një term që i referohet kryengritjeve në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare.

    Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët gjatë gushtit se “disa forca në Serbi, nën mbulesën e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”, ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harcenko, javën e kaluar deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian.

    Kjo deklaratë e ambasadorit rus ka nxitur kritika nga opozita në Serbi, e cila e ka vlerësuar si ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit.

    Ambasada ruse në Beograd në njoftimin e fundit theksoi se “as nuk mund të flitet për ndonjë ‘ndërhyrje’ nga ana jonë në çështjet e brendshme të Serbisë” dhe se “Rusia, përgjatë historisë, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur sovranitetin, pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe lirinë e popullit serb”.

    “Ne nuk dyshojmë se ekziston vetëm një rrugë, dhe ajo është dialogu në fushën e së drejtës. Sipas rregullave serbe. Për Serbinë. Për popullin e saj”, tha Ambasada ruse në Beograd.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditëve të fundit ka bërë dy herë thirrje për dialog me protestuesit. Thirrjen e dytë ai e bëri gjatë një interviste për Euronews Serbia të hënën, ku gjithashtu deklaroi se anëtarësimi i Serbisë në BE mbetet prioriteti i tij.

    Ambasada ruse shtoi se “vërejmë se dhuna është ende në arsenalin e tyre”, pa sqaruar për kë e ka fjalën.

    Protestat që zgjasin disa muaj në Serbi, të cilat nisën me kërkesën për llogaridhënie për shkak të vdekjes së 16 personave gjatë shembjes së strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, gjatë verës u karakterizuan nga përgjigja e dhunshme e policisë, por edhe pjesëmarrjes së përkrahësve të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të cilët gjatë tubimeve ishin të pajisur me shkopinj dhe kanë hedhur mjete piroteknike ndaj kundërshtarëve të pushtetit.REL

    Ambasada ruse në Beograd Për situatën në Serbi zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.