TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale u bën thirrje vendeve aleate të aleancës që të investojnë në sigurinë e tyre në nivelin e duhur, në mënyrë që të sigurohet paqe për të gjithë aleancën.
“Vetëm kur të gjithë Aleatët investojnë në sigurinë e tyre në nivelin e duhur, ne mund të sigurojmë vërtet paqe për të gjithë Aleancën e NATO-s. Paqja nuk vjen falas”, thuhet në postimin që ambasada ka publikuar në rrjete sociale./Radar.al