TIRANË– Një urim për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe ka ardhur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Përmes një mesazhi në platformën “X”, ambasada amerikane ka uruar sot shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me vargjet e Naim Frashërit.
“Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël sa e gjerë; Sa e lehtë sa e lirë! Sa e bukur sa e vlerë!”
Mesazhi i Ambasadës:
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike./Radar.al