Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që planifikojnë të vizitojnë Shtetet e Bashkuara.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, ambasada theksoi se është përgjegjësia e çdo qytetari që të përdorë vizën në mënyrë të saktë dhe të respektojë kushtet e saj.
Po ashtu, ambasada theksoi se qëndrimi përtej afatit të autorizuar të vizës mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e individëve, duke ndikuar negativisht në mundësinë e tyre për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA.
Ky mesazh është një kujtesë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të respektojnë rregullat e vizës për të shmangur probleme në të ardhmen.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.
Radar.al

