TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë. Në një mesazh të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Ambasada nënvizon rëndësinë e shmangies së agjencive të vizave dhe thekson se çdo aplikant është vetë përgjegjës për informacionin e dhënë.