Drejtori Ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, njoftoi të martën se përdorimi në rritje i Inteligjencës Artificiale (IA) do të sjellë një reduktim të fuqisë punëtore të kompanisë, duke rritur efikasitetin në proceset e punës.
“Me kalimin e kohës, do të na duhen më pak njerëz për disa nga detyrat që sot kryhen manualisht, ndërsa do të kërkohen punonjës për role të tjera,” tha Jassy në një memo të dërguar stafit.
Amazon, e cila punëson mbi 1.5 milion njerëz në mbarë botën, po investon 100 miliardë dollarë këtë vit për zgjerimin e shërbimeve të IA-së dhe qendrave të të dhënave, një rritje nga 83 miliardë dollarët e vitit të kaluar.
Jassy theksoi se “agjentët e IA-së” do të transformojnë mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë, duke rritur inovacionin dhe shpejtësinë e shërbimeve për klientët.
Aktualisht, Amazon ka mbi një mijë aplikacione dhe shërbime të bazuara në IA, të cilat janë aktive ose në fazën e zhvillimit brenda kompanisë.


