Site icon Informohu siç duhet

AMA bashkëpunon me TikTok/ Krasniqi: Çdo përmbatje që cënon liritë e njerëzve duhet ndaluar

AMA bashkëpunon me TikTok/ Krasniqi: Çdo përmbatje që cënon liritë e njerëzve duhet ndaluar

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të bashkëpunojë me platformën TikTok, me synimin për të ndaluar shpërndarjen e përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, gjuhë urrejtje, apo shkeljet e të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postim në rrjetet sociale ku ka sqaruar se në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme.

Për këtë arsye në webin zyrtar të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok:

https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/

Videot e ardhura nga këto raportime do të shqyrtohen nga ekipet e AMA-s, dhe çdo video e konstatuar në shkelje të së drejtës dhe etikës do të raportohet zyrtarisht në Platformë për marrjen e masave të nevojshme.

“Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve”, shkruan Krasniqi.

“Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar. Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij proces” tha kryetarja e AMA-s.

 

Exit mobile version