Halsey dhe ylli i Nickelodeon, Avan Jogia, aludohet të jenë fejuar! Artistja e hitit “Him and I” ka ndezur spekulimet për fejesë, pasi u pa me një unazë mjaft të madhe në gishtin e unazës.
Unaza me gur në ngjyrë të gjelbër, e rrethuar nga gurë të çmuar më të vegjël, mund të shihej në dorën e këngëtares, ndërsa ajo u qëndronte në prehrin e partnerit.

Avan dhe Halsey u panë në një piknik në qytetin e Nju-Jorkut.
Halsey duket e dashuruar kokë e këmbë pas aktorit 32-vjeçar kanadez/Page six