Site icon Informohu siç duhet

Alimehmeti, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës? Demokrati zbulon të vërtetën

Alimehmeti, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës? Demokrati zbulon të vërtetën

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Panorama”, demokrati Ilir Alimehmeti foli në lidhje me zgjedhjet e të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk arriti të siguronte dot një ulëse në Kuvend.

Më tej, në lidhje me kandidimin për kryebashkiak të Tiranës, Alimehmeti zbulon se ndodhet në mes të një procesi për zgjedhjet parlamentare dhe është një etapë që nuk lihet në mes.

“Në radhë të parë jemi në mes të procesit të zgjedhjeve parlamentare. Jemi ende në proces numërimi. Pavarësisht se kemi bërë kërkesë dhe bashkia është ilegjitimitet. Ka muaj që kryebashkiaku nuk është në zyrë. Zgjedhjet parlamentare ende nuk kanë mbaruar. Jemi këtu për të ndryshuar edhe disa gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Po kërkojmë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Nuk jam njeri që djeg etapat. Kjo është e rëndësishme, zgjedhjet parlamentare. Preferencën nuk e shfaq nëpër media, e shfaq me vendime politike.”– tha Alimehmeti.

 

Exit mobile version