Informohu siç duhet

Alibeaj heq dorë nga vula e PD: Tashmë kam një parti të re

Enkelejd Alibeaj ditën e sotme mësohet se ka dorëzuar një kërkesë pranë Gjykatës së Lartë ku kërkon të heqë dorë nga rekursi për vulën e PD.

Sipas kërkesës së bëre Alibeaj shprehet se: Nga ajo kohë e më pas, kanë ndodhur disa ndryshime në pozicionim partiak. Unë tashmë nuk përfaqësoj dhe nuk jam pjesë e grupimit politik e quajtur Partia Demokratike. Nuk mbaj asnjë post, e asnjë tagër përfaqësimi. Për më shumë, tashmë jam i angazhuar në një tjetër subjekt politik, tërësisht të dallueshëm e të ndryshëm nga subjekti i mësipërm. / Radar.al

 

Exit mobile version