Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    April 13, 2026

    Këtë herë është vërtet e vështirë të shihet edhe një anë pozitive, edhe për dikë si Masimiliano Alegri që zakonisht përpiqet ta shohë gotën gjysmë plot. Jo vetëm për humbjen e rëndë në shtëpi ndaj Udinezes (fitorja e shtatë e friulanëve në “San Siro”), por edhe për ndjesinë se një sezon mund të prishet në momentin vendimtar, duke vënë seriozisht në rrezik edhe vendin në Champions League, që deri një muaj më parë dukej i sigurt.

    Që nga fitorja në derbi ndaj Interit, Milani ka humbur tre ndeshje (Lacio, Napoli dhe Udineze), nuk kishte ndodhur që nga shkurti 2025 të humbiste dy ndeshje radhazi dhe që nga shkurti 2021 të humbiste pa shënuar për disa ndeshje. Fitorja e vetme në këtë periudhë ka qenë ndaj Torinos më 21 mars, një përjetësi në futboll. Ndërkohë, alarmi ndizet edhe për faktin se Milani ka pësuar tre gola në “San Siro”, nuk kishte ndodhur që nga humbja 5-2 ndaj Sasuolos në janar 2023.

    Humbja 0-3 në kampionat datonte nga janari 2021 kundër Atalantës. Në analizën pas ndeshjes, Allegri tha: “Ndryshimi i modulit nuk ka absolutisht asnjë lidhje. Është një moment i keq i skuadrës sepse kemi humbur tre nga katër ndeshjet e fundit dhe kemi katër ndeshje pa shënuar, dhe kjo nuk është mirë. Mbrojtëm në mënyrë të çorganizuar, duhet të rikthejmë qetësinë sepse kemi të gjitha mundësitë për t’u kthyer në Champions.

    Duhet të rikthejmë rregull në menaxhimin e ndeshjes, ishim shumë të ngadaltë në qarkullimin e topit, kur e lëvizëm me më shumë durim patëm edhe situata të mira. Udineze është skuadër që kur humb topin në qendër të fushës mund të të bëjë dëm”. Për vërshëllimat e “San Siros”, ai shtoi: “Është pjesë e futbollit, kur fiton je i mirë dhe kur nuk fiton nuk je.

    Ishte e drejtë që tifozët na vërshëllyen, edhe pse skuadra u përpoq. Tani duhet të punojmë për ndeshjen me Veronën, kjo humbje duhet të na shërbejë për të bërë më mirë në ndeshjen e radhës. Ia dorëzuam ndeshjen kundërshtarit me këtë nxitim për rezultat. Kur je në krye dhe humb mund të ketë relaksim, por skuadra duhet të reagojë sepse kjo humbje na tregon se vendi në Champions është në rrezik”, tha ai. Për Leaon kishte dy fjalë. “Në pjesën e parë pati dy raste të rëndësishme si sulmues qendre, por kur hapësirat janë të ngushta është e vështirë të kalosh kundërshtarin. Nuk është çështje vetëm e Rafas, por duhet të bëjmë gjëra ndryshe në fazën sulmuese”, mbylli Alegri.

    alegri Champions
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    June 18, 2026

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    June 18, 2026

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    June 18, 2026

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.