SHBA– Ish-banorja e BBVKS2, Alby The Goat, ka marrë një propozim për martesë në një ditë të veçantë.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka ndarë momentin emocionues me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar gëzimin e saj për këtë hap të rëndësishëm.
Alby ka zgjedhur që këtë propozim për martesë ta ndajë edhe në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se ka ndodhur në një ditë simbolike.
Ndërkohë është parë që ndjekësit i kanë shkruar komente pozitive si dhe i kanë uruar çiftit fat dhe dashuri./Radar.al


