Site icon Informohu siç duhet

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: Wow, nuk kisha parë ndonjëherë…

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: Wow, nuk kisha parë ndonjëherë…

Lori Hoxha dhe partneri i saj Ervis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre më datë 19 tetor, me një ceremoni martesore private mes miqsh dhe familjarësh.

Çifti jo vetëm që nuk ndanë asnjë foto nga dasma e tyre, por as të ftuarit në dasëm nuk u lejuan për diçka të tillë.

Një nga të ftuarat në dasmën e Lori Hoxhës, këngëtarja e mirënjohur Albërije Hadërgjonaj në “Inspire Podclass” me Alketa Vejsiun, ndau disa detaje për dasmën e vitit.

Këngëtarja jo vetëm që ishte e ftuar në ceremoninë madhështore, por dhe performoi disa nga këngët e saj më të bukura për të ftuarit.

Lori është një vajzë me shumë influencë në Shqipëri, dihet edhe për stilin e saj të veçantë,” tha Albërija. “Duhet të them që Lori ka qenë një nuse e thjeshtë, që s’e kisha imagjinuar ndonjëherë. Një thjeshtësi e bukur dhe e jashtëzakonshme. Dasma ishte private, por njëkohësisht e jashtëzakonshme, me një elegancë dhe harmoni të paparë.”

Këngëtarja përshkroi atmosferën si një përzierje e klasit dhe finesës, duke e krahasuar me “pallatet klasike, të stilit ‘old money’.”

E gjithë salla ishte një hapësirë e madhe, e mbuluar me një perde të rëndë dhe të hijshme. Akustika ishte fantastike, dhe mendova: ‘Wow, s’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë.’”

Exit mobile version