Banorja e ferma VIP, Alba Pllozhani në një bisedë të bërë së fundmi pjesëtarët e tjerë të këtij sepktakli, ka ndarë detaje rreth jetës së saj personale.
Teksa përmendi lidhjen e saj 3-vjeçare, Alba zbulon se pse dështoi martesa e saj.
Gjatë bisedës, Alba shprehet se ndarja ndikoi shumë në marrëdhëniet e saj të mëvonshme.
Ndërsa marrëdhënien e dështuar 2-3 vjeçare, modelja e cilëson si një eksperiment.
“Një periudhë prej 2-3 vitesh i kam pasur eksperimente, sepse para 3 vitesh ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Kisha një lidhje shumë afatgjatë, isha në martesë dhe shkova në ndarje. Pas ndarjes qëndrova një periudhë kohe atje, për të stabilizuar pak veten. Se po të merrja ndonjë vendim, mos ta merrja nga mërzia. E më vonë erdha në Tiranë, dhe kam jetën përpara. Jo vetëm karrierën, e synoj shumë edhe krijimin e familjes, por kur të vijë, kismet”, tha Alba.