Një raport i ri nga OKB ngre alarmin: Shqipëria kryeson listën botërore për rënien e lindjeve si pasojë e emigracionit masiv.
Sipas të dhënave, nëse trendi vazhdon, deri në vitin 2050 numri i lindjeve do të përgjysmohet — nga 22 mijë foshnje në vitin 2024, në vetëm rreth 10-11 mijë. Ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda: tkurrje të popullsisë, ulje të numrit të martesave dhe plakje të shpejtë të shoqërisë.
Vendet e rajonit përballen me të njëjtin fenomen, por Shqipëria mban rekordin për humbjen e lindjeve për shkak të largimit të grave në moshë riprodhuese. Ndërkohë, vende si Italia dhe Greqia arrijnë ta kompensojnë rënien falë lindjeve nga emigrantët.