Mijëra qytetarë në Dubai janë alarmuar pasi kanë marrë një njoftim urgjent sigurie në telefonat e tyre, që paralajmëronte për një kërcënim të mundshëm me raketa.
Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, njoftonte se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u kërkonte banorëve të strehoheshin menjëherë në vendet më të sigurta pranë tyre.
Në udhëzime rekomandohej që qytetarët të qëndronin larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura, si dhe të prisnin njoftime të mëtejshme nga autoritetet.
Alarmi mbante firmën e Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dhënë atij një nivel të lartë besueshmërie dhe duke sugjeruar se bëhet fjalë për një masë parandaluese në kushtet e rritjes së gatishmërisë.
Deri më tani nuk ka raportime për ndonjë sulm apo incident konkret. Megjithatë, aktivizimi i sistemit të njoftimeve masive tregon se autoritetet e konsiderojnë rrezikun potencial si serioz.


