Site icon Informohu siç duhet

Alarm për mashtrimet me SMS/ Qytetarët mashtrohen nga sulme “phishing” në Shqipëri

Autoritetet kibernetike të Shqipërisë paralajmërojnë qytetarët për një valë mashtrimesh online që përdorin mesazhe SMS të rreme, ku autorët paraqiten si institucione zyrtare si Policia Rrugore apo Posta Shqiptare.

Në mesazhe thuhet se qytetarët kanë një gjobë të papaguar ose një pako të padorëzuar, dhe ata ftohen të klikojnë në një link që dërgon në një faqe të rreme. Kjo faqe imiton një portal zyrtar, ku përdoruesit kërkohen të fusin të dhënat e kartës bankare, të cilat përfundojnë në duart e mashtruesve.

Juled Mardodaj, specialist i sigurisë kibernetike, thekson:
“Format e phishing me mesazhe janë më të përhapurat edhe në botë, jo vetëm te ne. Qëllimi është marrja e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Autorët janë kryesisht të huaj.”

Për të parandaluar pasojat e këtyre sulmeve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bashkëpunuar me operatorët e telekomunikacionit, bankat dhe institucionet shtetërore për të bllokuar domenet mashtruese dhe për të kufizuar impaktin e sulmeve.

Megjithatë, roli kryesor mbetet tek qytetarët, të cilët duhet të tregojnë kujdes gjatë lundrimit online. Eksperti jep këshilla bazë për të shmangur mashtrimet:

Ekspertët theksojnë se një kontroll i thjeshtë prej disa sekondash para klikimit të një linku mund të parandalojë humbje financiare dhe ekspozim të të dhënave personale. Kujdesi dhe verifikimi janë çelësi për të qëndruar të sigurt në internet.

Exit mobile version