Forca të shumta policie u dislokuan mbrëmjen e sotme në disa zona qendrore të qytetit të Durrësit, pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë të ngjashëm me eksploziv me telekomandë.
Policia bllokoi rrugën Egnatia, sheshin përballë Velierës dhe bulevardin Epidamn, duke rrethuar zonat me shirit sigurie dhe ndaluar qarkullimin.
Burime për News24 konfirmuan se shërbimet e policisë kanë konstatuar një pako të dyshimtë në rrugë, ndërsa në vendngjarje pritet mbërritja e njësive antieksploziv nga Tirana për të kryer verifikimet.
Operacioni vijon dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për natyrën e objektit.