Site icon Informohu siç duhet

Alarm për bombë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton i rremë

Një telefonatë për vendosjen e një bombe në zonën e “9-katësheve”, ku ndodhet edhe Prokuroria e Përgjithshme, ka vënë në alarm policinë këtë pasdite.

Sipas informacionit, në qendrën e emergjencës është raportuar për një mjet të dyshuar me lëndë plasëse të vendosur në një automjet në zonë.

Menjëherë forcat e policisë dhe njësitë xheniere kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke kryer kontrolle të detajuara për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Pas verifikimeve të plota të zonës dhe automjeteve të parkuara përreth, nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes dhe alarmi ka rezultuar i rremë.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që ka kryer telefonatën false.

Exit mobile version