Site icon Informohu siç duhet

Alarm në Vlorë! Kova me lëndë kimike rrezikon shpërthim, ambientalisti njofton policinë për eksperimente shkollore

Një situatë alarmante u regjistrua sot në Vlorë, kur një kovë me përzierje kimike kërcënoi të shpërthente, duke detyruar Policia e Vlorës të vendosë menjëherë perimetrin e sigurisë në zonë. Lajmi u bë i ditur nga ambientalisti Niko Dumani, i cili konstatoi rrezikun dhe njoftoi autoritetet.

Bëhet fjalë për një përzierje të metanit dhe natriumit, e cila ishte ruajtur prej disa vitesh me qëllim përdorimin në laboratorët shkollorë. Dumani tregoi se situata doli jashtë kontrollit pasi lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, duke shkaktuar flakë dhe rrezik potencial shpërthimi.

“Kisha të grumbulluar metal natrium për laboratorët e shkollave ku kam punuar. Doja ta shpërndaja te shkollat, por nuk kam pasur mundësi. Tani kërkova ta çojmë në një vend të hapur, por akoma nuk ka mundësi transporti,” tha ambientalisti për mediat.

Policia ka urdhëruar largimin e qytetarëve nga zona dhe ka njoftuar forcat zjarrfikëse për mbështetje. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar shkallën e rrezikut dhe rrethanat e ngjarjes.

Exit mobile version