Autoritetet në qytetin bregdetar Guardamar del Segura, në juglindje të Spanjës, kanë mbyllur të gjitha plazhet pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare dhe potencialisht të rrezikshme: dragoi blu (Glaucus atlanticus).
Ky organizëm i vogël, vetëm 3 cm i gjatë, njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme – ushqehet me kafshë shumë më të mëdha, përqendron helmin e tyre dhe mund të paralizojë prenë deri 300 herë më të madhe se vetja.

Policia paralajmëroi se kontakti me këtë krijesë “mund të shkaktojë djegie të dhimbshme në lëkurë” dhe bëri thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të madh, madje edhe nëse këto krijesa shfaqen të hedhura në rërë.
Plazhet do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të ri, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.


