Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, në pranga 57-vjeçari (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

    May 19, 2026

    AFRIKË– Jo vetëm Hantavirusi por tashmë ka alarm edhe për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një mjek amerikan rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës gjatë një misioni humanitar në Kongo dhe u transportua me urgjencë në Gjermani për trajtim të specializuar.

    Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, mjeku ishte pjesë e një ekipi misionarësh mjekësorë që punonte në zonat e prekura nga shpërthimi i Ebolës në Kongo. Ai shfaqi simptoma gjatë fundjavës, duke detyruar autoritetet amerikane të organizonin menjëherë transferimin e tij në Gjermani.

    Dr. Satish Pillay, menaxher i incidenteve të Ebolës në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se gjashtë persona që kanë pasur kontakte të afërta me mjekun ndodhen ende në kryeqytetin kongolez, Kinshasa, por deri tani nuk kanë shfaqur simptoma. Autoritetet amerikane po shqyrtojnë mundësinë që grupi të transferohet në një strukturë karantine të sigurt, ndoshta në një bazë ushtarake në Gjermani, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Ndërkohë, situata në Afrikë vazhdon të përkeqësohet. Sipas Qendrës afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve., në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar të paktën 100 viktima dhe më shumë se 390 raste të dyshuara me Ebola.

    Edhe në Uganda janë konfirmuar dy raste dhe një viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se varianti aktual i virusit, i njohur si Bundibugyo, nuk ka ende vaksinë apo trajtim të miratuar. Për shkak të rrezikut të përhapjes ndërkombëtare, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Ebolës emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

    Kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya, u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e shëndetit publik, përfshirë procedurat e sigurta gjatë funeraleve të viktimave. Nga ana tjetër, SHBA-ja ka nisur zbatimin e masave të reja parandaluese. CDC deklaroi se rreziku për popullsinë amerikane mbetet relativisht i ulët, por po forcohen kontrollet për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura.

    Masat përfshijnë kontrolle shtesë në aeroporte, gjurmimin e kontakteve të pasagjerëve dhe kufizime hyrjeje për shtetasit jo-amerikanë që kanë qenë në Kongo, Ugandë ose Sudanin Jugor gjatë 21 ditëve të fundit. Gjithashtu, autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim udhëtimi të Nivelit 4 për zonat e prekura në Kongon lindore, niveli më i lartë i alarmit për sigurinë dhe shëndetin publik./Radar.al

    Ebola gjermani Kongo Mjeku amerikan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    July 21, 2026

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    July 21, 2026

    Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, në pranga 57-vjeçari (EMRI)

    July 21, 2026

    Tritol në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, policia heton pistën e një mesazhi kërcënues

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.