Site icon Informohu siç duhet

Akuza për dekonspirim/ Altin Dumani sqaron operacionin “Ura”: SPAK lëshon urdhrat, arrestimet janë detyrë e Policisë së Shtetit

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur akuzave të opozitës për vonesat dhe dekonspirimin e operacionit “Ura”, i cili çoi në çmontimin e grupit kriminal të “Visit të Pojës”. Dumani theksoi se kërkesat për masa sigurie u bënë që në mars 2025, ndërsa vendimi u dha në fillim të majit dhe operacioni u koordinua ndërkombëtarisht, pasi shumica e të dyshuarve ndodheshin në Itali.

“Arrestimet nuk janë përgjegjësi direkte e SPAK, por e Policisë së Shtetit. Ne vetëm lëshojmë urdhrat përkatës”, u shpreh Dumani, duke sqaruar se SPAK ka vepruar sipas procedurave dhe se koordinimi ndërkombëtar ishte vendimtar për suksesin e operacionit.

Oerd Bylykbashi kishte kritikuar vonesën e operacionit, duke pretenduar se ndërhyrja disa ditë më parë mund të kishte ndryshuar rezultatet zgjedhore në Durrës, por Dumani theksoi se koha dhe koordinimi me autoritetet italiane ishin vendimtare për realizimin e operacionit.

Exit mobile version