Informohu siç duhet

AKU mbledh prodhuesit e bukës dhe importuesit e miellit/ Gjylameti: Bashkëpunimi me biznesin, çelësi për sigurinë ushqimore

Me iniciativë të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK) dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), u organizua në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit” një tryezë teknike me prodhuesit e bukës, brumërave dhe importuesit e miellit.

Takimi kishte në fokus forcimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore në vend, përmes diskutimit të formave të reja të inspektimit, proceseve të certifikimit si dhe sfidave që lidhen me integrimin në tregun e përbashkët evropian. Tryeza shërbeu si një platformë profesionale për harmonizimin e praktikave të biznesit me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimeve mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Gjylameti, theksoi rëndësinë e rolit të institucionit si një filtër garancie për sigurinë ushqimore, veçanërisht përmes forcimit të kapaciteteve në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Ajo nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë me biznesin mbetet elementi kyç për të garantuar produkte gjithnjë e më të sigurta dhe cilësore për konsumatorin shqiptar.

Exit mobile version