Site icon Informohu siç duhet

Aktorja e njohur përlotet për Shpat Kasapin: Ai nuk ishte vetëm artist, ishte engjëll. Dhe Shqipëria duhet të kishte një ditë zie për të

Aktorja e njohur Renada Caci ka shpërthyer në lot sapo ka përmendur këngëtarin e njohur Shpat Kasapi.

Duke folur për karrierën e saj në emisionin “Pa filtra” Radar.al Renada ka kujtuar këngëtarin nga Dibra e Madhe, për të cilin tha se e kishte mik.

Ndonëse gjithmonë jemi mësuar ta shohim me rolet e saj komike dhe të na bëjë për të qeshur, Renada ka treguar një anë tjetër të saj duke folur për artistin e njohur që ndërroi jetë papritur pak ditë më parë.

“Kam marrë dikur pjesë te Këngët e Stinës, te Top Festet. Jo nuk me ka marrë malli për Top Fest, për Këngët e Stinës.
Duhet ta kisha nisur me ikjen e Shpatit. Ai ka qenë për mua një mik i mirë. Vitin e parë që kam marrë pjesë te këngët e Stinës aty e kam njohur Shpatin për herë të parë. Ai aty fitoi çmimin e parë.
Aduhet që edhe Shqipëria të kishte një ditë zie për atë artist. Ai s’duhet të ikte. Ai nuk ishte vetëm artist, ishte një engjëll. Ishte njeri i mrekullueshëm. Kush s’ka qarë për atë”, tha në lot artistja.

Exit mobile version