Një aktore e njohur 38-vjeçare, e cila në vitin 2006 luajti në një serial të njohur televiziv bashkë me Kostas Sommer, u dërgua në polici mbrëmjen e djeshme në Karysto,Greqi.
Aktorja dyshohet se rrahu burrin e saj.
Ai kishte shenja në fytyrë dhe skuqje të forta që dëshmonin se kishte pasur një përleshje fizike të ashpër mes tyre.
Sherri ka nisur në dhomën e hotelit ku çifti ndodhej me pushime prej disa ditësh.
Përveç kësaj, pamjet e dhomës dëshmuan se nga moskontrollimi I nervave ajo kishte thyer thuajse gjithçka në dhomën e hotelit.
Aktorja mësohet se kishte konsumuar alkool.
Aktorja u dërgua në komisariat ku pas deklaratës fillestare u la e lirë në mesnatë me urdhër të prokurorisë së Kalkidës./eviathema.gr