Site icon Informohu siç duhet

Aktorja e mirënjohur, Ema Andrea emocionon me fjalët: Puna më ka distancuar nga familja

Aktorja e mirënjohur, Ema Andrea emocionon me fjalët: Puna më ka distancuar nga familja

Aktorja e njohur, Ema Andrea e ftuar në studion e “Living Room” në Vizion Plus, ka treguar një tjetër anë të sajën, ndryshe nga ajo e përditshmja.

Aktorja na ka zbuluar detaje nga eksperienca në teatër e deri tek familja.

Andrea u shpreh se motra e saj, Nela ka zënë vendin e nënës, edhe pse ajo ka mbajtur gjithmonë barrën e familjes.

Ema Andrea tregon se shpesh ndihet në faj që është e angazhuar me shumë punë, ç’ka e detyron të qëndrojë pak kohë me familjen.

“Nela për mua ka zënë vendin e nënës, edhe pse gjithmonë e ka pas. Ka mbajtur barrën e motrës së madhe. Unë i jam në borxh se punoj shumë, kam orare të zgjatura. Unë duhet të rri me ta, ata sakrifikojnë për mua”, tha Andrea.

Aktorja na rikujton se shpesh herë ka ngritur zërin për kushtet e artistëve në teatër.

“Një gjë që unë duhet të them dhe që ja njoh vetes. Kam dalë në ballë të parë për të rregulluar ligjin për teatrin,për statusin e artistit, kushtet në të cilat duhet të punojnë artistët. Kam bërë thirrje shpesh herë, qëndrime të forta, për atë që quhet sot dashuri për teatrin, për kushtet dinjitoze. Jam përjashtuar ndonjëherë nga komuniteti, ndonjëherë dikush që ka mikrofonin i ka lejuar vetes të lëshojë bomba dhe shashka interneti. Kurrë nuk kam luftuar për interesa personale”, tha aktorja.

 

Exit mobile version