Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Aktiviteti im është i deklaruar”/ Babai i Ervis Martinajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Kam ecur me mbi 800 mijë dollar

    May 21, 2026
    "Aktiviteti im është i deklaruar"/ Babai i Ervis Martinajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Kam ecur me mbi 800 mijë dollar cash në kohën e bandave

    TIRANË– I ati i Ervis Martinaj ka deklaruar se, ka qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollarë cash, karta dhe telefona, në periudhën më të vështirë të vitit ‘99, kur bandat ishin në rrugë.

    Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, ai u shpreh se, i biri fillimisht ishte student në Parma të Italisë, ku studioi ekonomi për dy vjet e më pas u zhvendos në Tiranë me motrat e tij. Sipas Mustafa Martinajt, familja e tyre ka pasur kapital të madh financiar të deklaruar, duke u distancuar nga akuzat se pasuria e të birit rrjedh nga aktivitete kriminale.

    Dëshmia e Mustafa Martinajt:

    “Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth viteve 2000–2001. Ai shkoi me bursë studimi dhe studioi ekonomi për dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur ato filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me to dhe më pas u vendos në Tiranë. Më vonë ata u martuan. Banesa u mor, nëse nuk gaboj, në fund të vitit 2005. Visi ka qenë mbi mesataren në studime. Dëshironte të vazhdonte shkollën në Itali, por i la përgjysmë studimet dhe erdhi në Tiranë tek motrat. Deri sa ishte në shkollë, ka qenë shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia, në Itali nuk kishte bërë asnjë punë. Më ka kërkuar ndihmë për të blerë një shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, një për dy vajzat dhe një për Visin. Për vajzat kam marrë kredi 12,500 euro, për një makinë të vogël markë japoneze. Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga djali. Kisha çelësat, “dora e thatë nuk puthet”. Jemi familje tradicionale malësore. Ai vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, por nuk i dha provimet, dhe nuk e përfundoi diplomën. Ka hapur një biznes me një shok; emrin nuk e kujtoj, por po ta kërkoj mund ta gjej. Ishte një djalë nga Tirana; riparonin lodra, lodrat që luanin fëmijët me kuaj. Unë, që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollarë cash, karta dhe telefona, në orën 12 të natës, në periudhën më të vështirë të vitit ‘99, kur bandat ishin në rrugë. Kam pasur një makinë 2400 dhe i çoja paratë në bagazh në Rubik e Rrëshen; ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. Asnjë gërvishtje nuk më ka ndodhur; kam luajtur me kokën time, ndërsa të tjerëve u ndodhin incidente.”– tha ai./Radar.al

    800 mijë dollar GJKKO Mustafa Martinaj Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.