Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga aksioni i Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili ka hequr çadrat e paautorizuara në plazhin e Lungormares në Vlorë.
Ai thekson se hapësira e zaptuar padrejtësisht do t’u kthehet qytetarëve dhe pushueseve. Shefi i qeverisë u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të Vlorët të aplikojnë për postet vanakte, që janë krijuar pas largimeve të drejtorëve lokalë.
“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkruan Rama.


