Site icon Informohu siç duhet

Aksioni i pastrimit të plazhit në Golem, Balla: Subjektet që nuk zbatojnë detyrimet rrezikojnë ndërprerje kontrate dhe…

Aksioni i pastrimit të plazhit në Golem, Balla: Subjektet që nuk zbatojnë detyrimet rrezikojnë ndërprerje kontrate dhe...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe deputeten Ilva Gjuzi, morën pjesë sot në një aksion pastrimi në zonën e Golemit, Bashkia Kavajë, në prag të sezonit turistik 2026.

Gjatë aktivitetit, Balla theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së pastërtisë në zonat bregdetare, duke nënvizuar se subjektet që marrin plazhet me qira kanë detyrime të qarta kontraktuale. Balla paralajmëroi se çdo subjekt që nuk respekton këto detyrime rrezikon ndërprerjen e
kontratës dhe përjashtimin nga e drejta për të përfituar sërish hapësira publike në të ardhmen.

Balla thekson se përgjegjësia për pastërtinë ndahet mes pushtetit vendor dhe operatorëve privatë, ndërsa zbatimi rigoroz i rregullave mbetet kyç për një sezon turistik të suksesshëm.

Exit mobile version